Coders’ Hub është kompani që ofron trajnime në fusha të ndryshme të teknologjisë, me fokus në teknologjitë në zhvillim. Duke ju mundësuar të fitoni njohuri dhe aftësi profesionale për të filluar karrierën e juaj. Teknologjia në zhvillim përfshin teknologjitë inovative që po transformonë mënyrën sesi jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë, kështu që fokusi ynë është në zhvillimin e këtyre teknologjive përmes programeve tona të trajnimit. Në anën tjetër, kompanitë Europiane të të gjitha madhësive po hasin vështirësi në gjetjen e profesionistëve të përshtatshëm për të mbushur vendet e lira në fushën e teknologjisë informative (IT). Aktualisht, universitetet dhe programet e trajnimit profesional nuk janë të mjaftueshme për “prodhimin” e numrit të kërkuar të profesionistëve të teknologjisë informative (IT) për kërkesën që po rritet vazhdimisht. Coders’ Hub po kryen detyrën në mbushjen e kësaj hapsire duke ofruar një situatë unike ku të dyja palët përfitojnë, Kosova dhe vendet Qendrore Europiane. Duke trajnuar shumë profesionistë të rinj çdo vit në Kosovë, ka shumë përfitime për të dyja palët. Fuqia puntore e të rinjëve të Kosovës ka mundësinë të qëndrojë në vendin e tyre , duke punuar në një fushë të kërkuar dhe kompanitë Europiane janë në gjendje të punësojnë të rinjë të talentuar të trajnuara sipas standardeve Europiane të cilësisë, por me mundësi më të përshtatshme.
Misioni ynë
“Trajnimi i specialistëve të IT-së të së ardhmes, duke ndihmuar kompanitë Europiane dhe Kosovare të rriten.”