Coders’ Hub po zhvillon një platformë të re e cila synon të thjeshtojë procesin e përshtatjes së punës. Kjo platformë do t’i ndihmojë individët të gjejnë oferta pune, projekte apo praktika që përputhen me aftësitë dhe interesat e tyre, në mënyrë të shpejtë dhe të saktë.
Nëse kompania juaj operon në fushën e zhvillimit të softuerëve dhe dëshironi të bëheni pjesë e këtij projekti emocionues, ju ftojmë të përfshiheni. Ju lutemi na kontaktoni deri më 12 gusht për të kërkuar Termat e Referencës (ToRs) në office@codershubeu.com.
Bashkohuni me ne në krijimin e një platforme të jashtëzakonshme që sjell përfitime si për kërkuesit e punës ashtu edhe për punëdhënësit!