CodersHub

Prezantojmë Krenare Murseli-Kasumi

Prezantojmë Krenare Murseli-Kasumi, e cila sapo ka përfunduar trajnimet tona për Full-Stack Developer në Coders’ Hub.

Krenare, një mësuese e përkushtuar e Biologjisë dhe Kimisë, vendosi të fillojë një udhëtim të ri në botën e teknologjisë.

Angazhimi i saj për të mësuar dhe pasioni për teknologjinë kanë qenë vërtet frymëzues.

Krenare ka dëshmuar se nuk është kurrë vonë për të ndjekur ëndrra të reja dhe për të zgjeruar horizontet e tua.

Për të gjitha femrat: Le të jetë historia e Krenares dëshmi që tregon se mund të arrish gjithçka me vendosmëri dhe punë .